Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e nisi komentin e tij për Supersport me penalltinë e akorduar në minutat shtesë për Slloveninë, që u kthye në gol nga Josip Ilicic dhe i dhuroi vendasve fitoren 2-1.
Mbrojtësi i Napolit shpjegon se pse nuk ishte penallti dhe çfarë i tha arbitrit polak, teksa vlerëson paraqitjen dhe lojën e dardanëve. “Nuk është reale penalltia, dora ishte e ngjitur.
Edhe po të mos ishte shumë e ngjitur, nuk kishte asnjë rrezik për gol, unë dhe Hadërgjonaj ishim aty. Arbitri e dha penalltinë për të qenë në qendër të vëmendjes. I thashë arbitrit që si merr kështu vendime në minutën e 94-t duke shkatërruar një ekip tjetër. Nuk di çfarë të them për këtë rast…
Ka qenë një prej ndeshjeve më taktike që kemi luajtur. Ishte një ndeshje me një përqendrim të madh, të gjithë djemtë dhanë maksimumin. Na vjen keq që nuk morëm rezultat pozitiv, por jemi në rrugën e duhur nëse vazhdojmë në këtë mënyrë.
Moldavia? Është ndeshja e fundit dhe besoj se do fitojmë. Nuk ka ndeshje të lehta, por ia dalim nëse luajmë si sot. Duhet të qëndrojmë në Ligën C dhe më pas të përgatitemi për eliminatoret e Botërorit.
Sot e cilësoj si fitore, sepse kthyem shpirtin tonë luftarak që kemi pasur. E ndihmuam njëri-tjetrin, edhe nëse gabon njëri, tjetri rikuperon menjëherë, kjo ka rëndësi“, deklaroi Amir Rrahmani. /abcnews.al