“Do ikje nga politika po të kthehej Saliu…” Rama tallet me Bardhin: Më nxore mallin e Lulit. S’ka ngelur balerin pa tundur belin te Berisha

schedule11:13 - 12 Shtator, 2024

schedule 11:13 - 12 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama s’ka kursyer ironitë me Gazment Bardhin gjatë interpelancës në Kuvend për mbetjet e Kurum. Kreu i qeverisë i përmendi atij deklaratën se do të largohej nga politika nëse kthehej Sali Berisha, ndërsa shtoi, që jo vetëm që nuk u tërhoq, por i shkoi poshtë ballkonit të shtëpisë së tij.

“Nuk e dija por mua dhe këtyre që se dinë ca flasin, thashë në fillim që këto mallra me këto emra nuk kanë kategorizohen te mbetjet e rrezikshme. E dëgjuat reagimin e reaguesit të gjetur në konfuzionin e ekspertizës së tij, se ekspert nuk jam dhe për këtë arsye mësoj duke lexuar dhe dëgjoj nga ekspertët, kurse zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lart, i futet në gojë nga lart, e rrotullon nëpër gojë gjer e gjatë dhe vjen e përshtyn këtu, se flet zotëria për kush jam unë dhe kush është zotëria për fjalët që kemi thënë por është zotëria që tha se po erdhi Saliu me flamurin në politikë do të ikë nga politika.

Nuk iku nga politika por iku nga godina bashkë më flamurin për të mbajtur kokën lart dhe për të parë Saliun. Kështu që është problemi i madh dhe problemi më të madh e ka ai në kat të tetë që nuk ngeli balerin që nuk i shkoi të parvazi dhe pa i thënë ma lër mua ta tund belin për ty”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!