Arjola Demiri, aktorja dhe ish-Missi, ka qenë e ftuar në emisionin e “E Diell” në Top Channel. Ajo ka treguar shumë sekrete, edhe në lidhje me raportin e saj me ish-bashkëshortin e saj. “Kam shtatë vite e divorcuar. Nuk është se bëj namin. Jam e përkushtuar ndaj fëmijëve. Për 11 vite jam marrë me rritje e tyre. Kam qenë një shtëpiake që rrit ata”.
Demiri është ngacmuar, nëse këto 7 vite që është e divorcuar fle e vetme dhe përgjigja e saj ishte epike. “Jo, nuk fle vetëm. Kam gjithë jetën që fle dyshe, treshe, katërshe. Sigurisht që janë fëmijët e mi. Unë hyj te pjesa e atyre nënave që nuk i kanë hequr kurrë fëmijët nga shtrati. Nuk mbaj mend të ketë ndodhur”, tregon aktorja.
A e mendon Arjola ndërtimin e një marrëdhënie të re me dikë tjetër? Përgjigja është epike: “Duhet djali, Rubini, ta japë përgjigjen. Ai më ka thënë: ‘Mami, ty nuk të meriton asnjë, ty të duhet një mashkull multi-miliarder që të mbajë në pëllëmbë të dorës. Me këtë ma ka mbushur mendjen Rubini. Si e dua unë mashkullin? Ja ashtu si thotë Rubini (qesh)”.
Aktorja tregon më tej: “Kur isha në Kosovë, grupmoshat që më ngacmonin më shumë ishim 20-28 vjeç. Thashë me vete, çfarë po ndodh o vlla?! Nuk e po kuptoj. Çfarë t’u them atyre. Gjithmonë kam pëlqyer meshkujt më të rritur”. Arjola pyetet edhe për ngacmimet që ka pasur nga një futbollist.
“Me emër nuk di të ta them, se nuk e mbaj mend as vetë. Është i Shqipërisë së madhe. Hiç, çfarë bënte ai. I pëlqente Arjola dhe thoshte:’Hajde dalim për kafe, hajde dalim për drekë, për darkë, kur do vish… Nuk kisha kohë, pasi isha kokë e këmbë e dashuruar me profesionin tim. Nuk kisha kohë për askënd”, shton ish-missi. /abcnews.al