Kryeministri Edi Rama deklaroi se çështja e pronave në Himarë është përdorur për propagandë politike. Nga Himara, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk ka asnjë person që mund të thotë se i kanë marrë pronën pasi një gjë e tillë nuk ekziston. Megjithatë, ai shtoi se ka probleme të regjistrimit të tyre.
“Nga Tirana ka një plan për të zhveshur himarjotët nga pronat dhe për t’i vënë në dispozicion të oligarkëve është një poshtërsi propagandistike që nuk bazohet që asnjë fakt real. Le të dalë njëri dhe të thotë mua ma morën. Nuk ekziston. Flasim për prona të mbështetura në letra, të lidhura me banorë këtu dhe jo me njerëz në hënë. Natyrisht e thashë edhe më parë që ka probleme të regjistrimit, konflikte dhe mosdakordësi mes banorëve apo brenda një familjeje dhe kjo shkakton atë që thashë, që për këtë arsye, pronat shiten nga dy apo tre herë për të njëjtin metër katror. Unë flas me fakte, jo me fantazi. Unë njoh pjesën e të gjithëve. Jam marrë me këtë gjë. Pretendimet e brendshme janë pafund këtu. Për shkak të asaj që thashë më parë, të mungesës së regjistrimit sepse në mënyrë të përsëritur e kemi bërë thirrjen për të aplikuar për regjistrim.
Mund të flisni çfarë të doni me ndonjë që vjen nga Durrësi dhe nuk e di se çfarë bëhet por e di mirë se çfarë janë këtu, edhe konfliktet e pronës brenda për brenda familjes. Unë vetë dhe e ndjera ime më nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. E dini shumë mirë se ku e kemi rrënjën këtu. Kurrë. Asnjë metër katror. Por ama kjo s’do të thotë se nuk do historinë edhe të pronës tonë atje dhe të krushqve e të të gjithëve. Përgjegjësia jonë ka të bëjë me atë që thashë më parë dhe fakti që sot po e bëjmë këtë proces, s’e bëjmë se e ka vetëm Himara. do të shikoni pas disa javësh, në fund të qershorit, do të jem në Theth, edhe atje shtëpitë e të parëve që s’kanë marrë certifikatat akoma sot, apo plan të ndonjërit për t’ju marrë shtëpitë. Himarjotët janë himarjotë dhe pikë, secili i di vetë nga ku i ka rrënjët, por ama ne nuk i ndajmë, as shqiptarët as në veri apo jug, dhe jo më të ndajmë himarjotët. Kush iu thotë tjetër shikojeni mirë për çfarë jua thotë. Edhe ju nuk ua ha qenin shkopin për politikë. Shqiptarët janë populli me instiktet më të forta politike sepse iu është forcuar instikti. Mes shqiptarëve himarjotët janë njisha. Politikë, politikë nga mëngjesi deri në tjetrin.“, tha kryeministri./abcnews.al