“Nuk i mora paratë për ekzekutimin e Behar Sofisë/ Ernejt Shyti: Do kryeja edhe dy vrasje të tjera

schedule14:13 - 14 Prill, 2023

schedule 14:13 - 14 Prill, 2023

Ernejt Shyti, vrasësi i Behar Sofisë, i cili është bërë bashkëpunëtori i drejtësisë, po jep dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Shyti tregoi në seancën e së premtes së pervëç vrasjes së Behar Sofisë më 25 shkurt të vitit 2021, do të kryente edhe dy vrasje te tjera, një në Kamzë dhe tjetra në Gjermani, por që nuk u realizuan.

Sipas tij, porosinë për vrasjen e një personi në Gjermani ia dha bashkëpandehuri tjetër Xhuliano Visha, në këmbim të 500 mijë eurove.

Ndërsa për vrasjen e Behar Sofisë, Shyti ka treguar se e ka mbajtur disa ditë në vëzhgim dhe vrasjen e ka marrë përsipër në këmbim të 50 milionë lekëve, por paratë edhe pse kreu ekzekutimin, nuk i mori.

“Ernejt Shyti ka treguar detaje të tjera sa i takon grupit nga i cili pretendon se merrte porosi për të kryer ekzekutimet. Ka treguar edhe dy ngjarje të tjera, një ekzekutim që do ndodhte në Gjermani dhe një tjetër në Kamzë. Për vrasjen në Gjermani, Xhuliano Visha i ka ofruar një shumë prej 500 mijë euro, por ngjarja nuk u realizua. Shyti tregoi edhe për një vrasje që do të ndodhte në Kamzë, por edhe kjo e fundit nuk është realizuar. Shyti ka dhënë detaje edhe për vrasjen e Behar Sofisë, të ndodhur më 25 shkurt të vitit 2021”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!