“Nuk i lë tokat djerrë”/ Fermeri: I kam mbjellë të gjitha tokat me grurë, perime e fruta

schedule20:26 - 4 Maj, 2024

schedule 20:26 - 4 Maj, 2024

Po shkon tek të tetëdhjetepestat, por punën në bujqësi ende e bën me dëshirë.

Jo si dikur, megjithatë Gani Hajdari u rri në kokë e merret me punët e ditës në tokat pranë shtëpisë së tij. Tani është koha për mbjelljet e pranverës, kryesisht perimeve.

Krah ka bashkëshorten, me të cilën thuajse çdo ditë e gjen në kopshtin e tyre.

Kultivojnë perime e pemë frutore sa për familjen e tyre të vogël. Për gati 4 dekada Ganiu, me profesion mekanik, ka punuar me traktor.

Ka pluguar, mbjelle e kryer proceset mekanike me traktorin e tij në çdo arë e cep të Kukësit.

Kujton vështirësitë e punës, por edhe përkushtimin e tij të dikurshëm. Interesi për bujqësinë ka rënë dhe shumë banorë janë larguar nga fshatrat por Ganiu është i vendosur që tokat të mos i lërë djerrë.

Shpesh, kur niset për punë, nuk harron me vete të marrë edhe trashëgimtarët, nipërit e tij, të cilëve iu kultivon dashurinë punë tokën dhe bujqësinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!