Nuk i keni ditur asnjëherë, të vërtetat tronditëse të karameleve xhelatinoze

schedule12:42 - 9 Shtator, 2020

schedule 12:42 - 9 Shtator, 2020

Karamelet xhelatinoze u përgatitën për herë të parë në Gjermani. Një paketë prej tyre përmban 22 gramë sheqer, ose 5 lugë. Nëse konsumoni shumë sheqer, veçanërisht në formën e këtyre karameleve do të përballeni me një sërë sëmundjesh të rrezikshme: obezitet, diabet, tension i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Në momentin që dëshiron të fusësh në gojë një karamele në dukje të pafajshme, duhet të dini që për përgatitjen e saj janë therur, copëtuar dhe përçudnuar qindra kafshë, kryesisht derra. Pas therjes, trupi i këtyre kafshëve shkërrmoqet, ligamentet, kockat, lëkura gjithçka copëtohet, shkrihet dhe shndërrohet në xhelatinë.

Këto karamele me përmbajtje të lartë mishi nuk janë të këshillueshme për vegjetarianët apo veganët.  Sipas agroweb.org ato janë të ndaluara edhe për besimtarët hebrenj.

Megjithatë, në Turqi kompania e njohur Haribo prodhon arusha xhelatonizë dhe ëmbëlsira të tjera që janë hallall të prodhuara nga xhelatina e natyrës shtazore. Karamelet e prodhuara me niseshte ose acid fumarik janë pak më të tharta janë më të mëdha në formë por edhe më lehtësisht të kafshueshme.

Nuk e dimë nëse pas kësaj që mësuat do të dëshironi prap të konsumoni  karamele xhelatinoze. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!