Ish zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po viktimizohet në lidhje me sanksionet e vendosura, pasi refuzimit të tij për shtyrë përpara dialogun me Serbinë dhe për të filluar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Në një intervistë për ABC News, Berisha u shpreh se Kurti i ka shpallur luftë verbale Bashkimit Evropian.
“Veprimet e Kurtit janë në përputhje me agjendën e tij politike, personale dhe të subjektit të tij politik, dhe nuk janë të lidhura me interesin e shtetit të Kosovës. Ai vijon të paraqitet si në viktimë, siç po bën edhe tani, por në prapavijë të saj, Kurti dalëngadalë, do të bëjë lëshimet e kundërshtuara sepse ajo çfarë ka ndodhur në takimin e fundit nuk ka qenë negociatë, por ditë pune në kuptimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Vetë zoti Kurti në Ohër është pajtuar me mekanizmat, me përmbajtjen e tekstit, dhe me të gjithë ato çfarë e përfshijnë dhe tashmë u flet votuesve të vet, sesi nuk po dorëzohet. Por kjo është një lojë e lexueshme për diplomatët perëndimorë, por edhe për shumë prej nesh që merren me këto çështje. Edhe viktimizimi i Millosheviçit pa pasur sukese, por Serbia është bombarduar. Nuk po hyjmë në ato shpjegimet e masës, populizmit dhe mungesës së arsyes për fat të keq, ne po shndërrohemi në një shoqëri të paarsyeshme.
Rezultatet janë ato që kanë rëndësi për çdokënd, edhe për shtetin. Rezultatet e dialogut të Kurtit janë masat e BE dhe Kosova është i vetmi vend në Evropë, i cili, familjes ose organizatës që synojmë, Kurti u ka shpallur luftë verbale atyre”, theksoi ai./abcnews.al