Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk harron fyerjet e tifozëve kundër Kosovës, UEFA gjobit Çekinë

schedule16:46 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 16:46 - 21 Dhjetor, 2019

Përveç humbjes 2-1 në ndeshjen e 14 nëntorit kundër Çekisë, Kosova u përball edhe me urrejtjen dhe provokimet e tifozerisë vendase. Ndeshja që vulosi kualifikimin e vendasve në Euro 2020, u shoqërua me ofendime raciste.

Problemet nisën që para ndeshjes. Një grupim i tifozëve çekë sulmuan Dardanët. Më pas ishte radha e ndeshjes, aty ku nuk munguan flamujt e Serbisë dhe thirrjet Kosova është Serbi.

UEFA ka marrë vendim në lidhje me mesazhet politike dhe hedhjen e sendeve në fushë, duke gjobitur Federatën e Çekisë me 17.750 euro. “CEDB ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Çekisë me 17.750 euro për mesazhe provokuese politike dhe për hedhje të sendeve”, lexohet në njoftimin e UEFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!