Dani Carvajal është një piston në krahun e djathtë të mbrojtjes së Real Madrid. 27-vjeçari ka dhënë një prononcim ndryshe për Radio Marca, aty ku flet për objektivin Champions League dhe lojtarin më të mirë të “Los Blancos”.
Lojtari spanjoll tregohet i sinqertë dhe shpreson që Barcelona të eliminohet sa më shpejt nga kompeticioni më i rëndësishëm për klube. Ekipi katalanas mbetet rivali më i madh i Realit dhe Carvajal preferon që Messi me shokë të mos shkojnë larg në Champions.
“Nuk gënjej dot, shpresoj që Barcelona të eliminohet nga Champions League. Ata janë rivali ynë kryesor dhe një nga kandidatët kryesorë për fitimin e trofeut. Nuk mund të tregohem hipokrit, është mirë për në nëse dështojnë të gjithë skuadrat e mëdha. Benzema? Karim po shënon dhe po dhuron asiste. Mendoj se ai është lojtari më i mirë në ekip, po tregon një nivel shumë të lartë dhe shpresoj të vazhdojë kështu“, thekson mbrojtësi iberik. /abcnews.al