“Nuk është vetë problemi i Bullgarisë”, Rama për negociata: Është deformuar fryma e zgjerimit në BE

schedule15:14 - 25 Qershor, 2022

schedule 15:14 - 25 Qershor, 2022

Ndryshe nga sa deklaruar deri më sot, Kryeministri Edi Rama, nuk e shikon problemin e mos hapjes së negociatave vetëm tek vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ramës ka diçka më të thellë se kjo, dhe është deformimi i zgjerimit të Bashkimit Europian. Si zgjidhje kryeministri Edi Rama sheh rikuperimin e këtij deformimi.

“Dje Parlamenti Bullgar votoi për diçka që shpresoj do të jetë mjaftueshëm për miqtë tanë të Maqedonisë së Veriut. Por mendoj që nuk është vetëm kaq. Kjo nuk është vetëm për Bullgarinë. Bullgaria është vetëm shprehja finale e dhe e skajshme e frymës së deformuar të zgjerimit. Është diçka më e thellë që është humbur dhe duhet rikuperuar shpejt.” tha Rama.

Sipas Ramës, Bashkimi Europian nuk është sot në gjendje të mirë.

“Të gjithë ne dëgjojmë se Vladimir Putin është sëmurë, apo jo. Ndoshta është e vërtetë apo jo. Por nga ana tjetër nuk duket sikur BE është shumë e shëndetshme. Dhe se hapësira jonë është e mbrojtur mirë nga ajo që mund të vijë.” tha Rama. /abcnews.al/