“Nuk është karantinë”, një udhëtim në varret e mbretërve ilirë në Mokër

schedule14:17 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 5 Dhjetor, 2020

“Nuk është karantinë” këtë herë u ndal në festën e banorëve të Mokrës, të cilët mirëpritën qindra vizitorë në ditën e tyre të festës. Krahas gatimeve dhe traditës, atraksioni më i veçantë i krahinës mbetet qytetërimi ilir. Profesor Neritan Ceka zbuloi për moderatorin Eni Shehu detaje nga ky thesar i arkeologjisë shqiptare.

Varret monumentale të Selcës së Poshtme i përkasin shekullit të katërt dhe të tretë para Krishtit. Varret janë të veçantë nga mënyra sesi janë skalitur në shkëmb, për të cilat Ceka tha se ishin një mënyrë “manifestimi dhe përjetimi i pushtetit sepse mbretërit mendonin se dinastitë e tyre ishin të përjetshme.

Kjo ka qenë krejt e mbuluar dhe ky është gërmimi i fundit që kemi bërë. Janë katër varre që i përkasin dinastisë ilire që nga mesi i shekullit të 4 pes dhe në fillim të shekullit të 3 pes i lidhur me dinastinë e mbretit Bardhyl.

Në shkëmb ishte një përvojë që nuk njihej në Ballkan dhe vinte nga Azisë e Vogël, ishte manifestimi dhe përjetësimi i pushtetit sepse mbretërit mendonin se dinastitë e tyre ishin të përjetshme dhe kjo ishte arsyeja që i manifestonin në një pamje të tillë.

Shikojmë dhe në varret e tjera që kanë pësuar grabitje, Varri 4 ka një dhomë varrimi ku sarkofagu, vendi ku ka qenë varrosur mbreti është zhdukur dhe romakët kur e pushtuan morën të gjithë pasurinë që ishte depozituar. Në vazhdim u përdor si banesë dhe afresket që vishnin dhomë u zhveshën për të parë mos kishte dhoma të tjera.

Ashtu siç janë grabitur dhe mbishkrimet dhe e vetmja gjë që ka mbetur është mbishkrimi i mjeshtrit që ka punuar, dimë emrin e tij që ishte Mekos, ka shënuar punën e tij si dhe gjurmët e fasadës ku duhen gjurmë ku kanë qenë kolonat që mbanin një trekëndësh ku duhet të ishte mbishkrimi në reliev.“, tha ai. /abcnews.al