Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk është gati, Neymar humbet edhe përballjen e dytë me Messin

schedule22:28 - 1 Mars, 2021

schedule 22:28 - 1 Mars, 2021

Më 10 shkurt PSG fitoi ndaj Caen në Kupës, por u përball me dëmtimin e Neymar. Braziliani pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe iu desh të lërë fushën gjatë ndeshjes.

 

Pas ekzaminimeve mjekët dhanë një afat prej 1 muaji për rikuperimin e brazilianit, që përkon pikërisht në ditën e ndeshjes së dytë ndaj Barcelonës, 10 mars.

Megjithatë nga Franca raportojnë se Neymar nuk do të jetë i gatshëm për atë ndeshje. Një lajm i keq për brazilianin, i cili kishte shumë dëshirë të përballej edhe një herë me Messin.

PSG nga ana tjetër ka fituar 1-4 në “Camp Nou” dhe nuk ia ka shumë nevojën brazilianit. Do i duhet vetëm administrim i mirë i ndeshjes, për të mos humbur me 4 gola diferencë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!