Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se megjithëse raketa që ra në Poloni dje dhe vrau dy persona ishte me shumë gjasa sisteme ose raketa të mbrojtjes ajrore ukrainase, “ky nuk është faji i Ukrainës”.
“Rusia mban përgjegjësi për atë që ndodhi dje në Poloni, sepse kjo është rezultat i drejtpërdrejtë i luftës së vazhdueshme dhe valës së sulmeve nga Rusia kundër Ukrainës dje. Ukraina “sigurisht” ka të drejtën të rrëzojë valën e raketave ruse që synojnë qytetet e Ukrainës dhe infrastrukturën kritike të Ukrainës”, tha ai.
NATO po përgatitet për aksidente të tilla për t’i parandaluar ato të ndodhin dhe nëse ndodhin për të siguruar që ato të mos dalin jashtë kontrollit, shtoi Stoltenberg. /abcnews.al