Ndryshimet, Alibeaj: Basha dhe Rushaj u morën vesh për largimin e tij

schedule19:51 - 17 Janar, 2022

schedule 19:51 - 17 Janar, 2022

Postet e Enkelejd Alibeajt në Partinë Demokratike kanë ndryshuar. Nga nënkryetar i Kuvendit, Alibeaj është tashmë kryetari i ri i grupit parlamentar të PD, duke zëvendësuar Alfred Rushajn. Pikërisht largimi i këtij të fundit u shoqërua me mister dhe shumë pikëpyetje.

I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Alibeaj nuk e cilësoi si dramë kalimin e tij në këtë post, ndërsa tha se Basha dhe Rushaj janë marrë vesh për largimin e tij.

“Nuk është dramë. Është bërë kalimi i një prej nënkryetarëve nga një pozicion në postin e kryetarit të grupit parlamentar. Në një konsent mes zotit Rushaj dhe Basha u bë ky kalim.

Për mua ishte surprizë sepse unë besoj për këdo që është në politikë besoj pak hije ka që çështjet që janë të brendshme të mos transferohen në platenë e Parlamentit. Do të besoja që aty të diskutohen ato që janë çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët. Një nga më kryesoret është përballja me qeverinë”, u shpreh Alibeaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!