“Nuk është çështje frike”, Sterling nuk nxitohet rreth rikthimit në fushë

schedule13:38 - 12 Maj, 2020

schedule 13:38 - 12 Maj, 2020

Rahem Sterling i ka idetë e qarta rreth rifillimit të futbollit. Sulmuesi i Manchester City, nuk ka frikë, ai thjesht kërkon siguri maksimale për të gjithë. Anglezi nuk kërkon të nxitohet dhe analizon mendimin e tij në një bisedë të bërë në kanalin e tij në You Tube.

Rikthimi në fushë nuk do bëhet vetëm për shkaqe futbollistike, kështu që duhet të ketë siguri maksimale për ne lojtarët, gjithë stafin mjekësor dhe arbitrat. Nuk ia kam idenë sesi do të funksionojë, por besoj se duhet çertifikuar siguria e lojtarëve dhe tifozëve.

Më pas mund të rikthehemi në fushë. Nuk kam frikë, por kam rezervat e mia, duke menduar për atë që mund të jetë më e keqja. Në të njëjtën kohë, shoh përpara dhe mezi pres të luaj sërish, ama vetëm atëherë kur të jemi të gjithë mirë”, deklaron Sterling. /abcnews.al