Nuk e praktikoi karantinën, e pranon Suedia: Vepruam gabim kundër pandemisë

schedule11:29 - 3 Qershor, 2020

schedule 11:29 - 3 Qershor, 2020

Epidemiologu i shtetit në Suedi e ka pranuar për herë të parë se ai gaboi në mënyrën sesi këshilloi që të menaxhohej kriza e koronavirusit në vend.

Anders Tegnell, i cili qëndron pas vendimit për të ndaluar karantinën e plotë në favor të lënies në dorë të qytetarëve për të mbajtur distancës sociale, tashmë e ka pranuar se shumë persona kanë humbur jetën për shkak të strategjisë që ai ndoqi.

I pyetur se si do të vepronte nëse do të kthehej koha, Tegnell u shpreh se do të kishte vendosur për masa më të rrepta për të ngadalësuar përhapjen e virusit korona.

Megjithatë ai vazhdon të mendojë se karantina e plotë, si ajo e praktikuar në vendet evropiane gjatë pandemisë, është e panevojshme.

Edhe më herët Tegnell ka pranuar gabime në strategjinë e tij, përfshirë këtu edhe faktin që nuk bëri shumë për të mbrojtur të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, por deri më tani nuk kishte folur për mos vënien e karantinës.

Kujtojmë këtu se, në ndryshim nga e gjithë bota, Suedia nuk vendosi një karantinë të plotë ndërsa u mbështet tek përgjegjësia e qytetarëve dhe tek ajo që quhet “imuniteti i tufës”.

Deri më tani vendi numëron 38,589 të infektuar me virusin korona dhe 4,468 viktima. /abcnews.al/