”Nuk e meriton të jesh i dashuri im”, Ruçi dhe Gjuzi përplasen në Kuvend

schedule11:01 - 16 Prill, 2020

schedule 11:01 - 16 Prill, 2020

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi janë përplasur në kuvend të lidhje ligjshmerinë e akteve normative të propozuara nga qeveria.

Replikat mes Gjuzit dhe kryeparlamentarit Ruçi janë pritur me të qeshura nga deputetët e tjerë në sallë.

Deputeti i opozitës parlamentare është shprehur se Kuvendi nuk është mbledhur për 44 ditë dhe në këtë mënyrë është shkelur Kushtetuta. Në këto 44 ditë vendi është në grusht shteti të Edi Ramës, tha Gjuzi.

Kryeministri ka nxjerrë akte normative ka nxjerrë ushtrinë nga kazerma, ka shkelur kushtetutën, prej 44 ditësh vendi është në grusht shteti të Edi Ramës. Nëse ju do të vazhdoni ti bëni kritike opozitës që ruajti 100 vjet parlamentin dhe nuk ishte dakord me ato që e braktisën parlamentin dhe kërkuan të shkelin shtetin,  duke shkelur yë gjithë normat që përban kushtetuta e shqipërisë, nuk mundët televizioni shqiptar të konsiderojë kryeministri këtë apo atë kryetar. Në këtë situatë mos na hiqni minutazhin jemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe pse nuk jemi realisht ashtu. E kemi mbledhur parlamentin edhe ne 97’”, është shprehur Gjuzi.

Teksa Ruçi ka përmendur fjalën “i dashur” duke iu drejtuar Gjuzit, kjo nuk i ka pëlqyer deputetit, i cili tha “nuk jam i dashuri jot”. Kjo replikë u prit me humor nga të gjithë deputetët.

Ndërkohë kryeparlamentari i ka kërkuar deputetit që të mos replikojë dhe të flasë nga vendi pasi do e nxjerrë nga salla.

Pjesë nga diskutimi:

Gramoz Ruçi: I dashur… Mesa duket edhe juve flisni…

Kujtim Gjuzi: Të lutem përdor etikë, nuk jam i dashuri jot. Dakord? Të lutem!

Gramoz Ruçi: Ma kërkon etika dhe njerëzillëku se mirë e ke që ndoshta nuk e meriton të jesh i dashuri im.

Kujtim Gjuzi: S’mund të jem i dashuri jot.

Gramoz Ruçi: Ma kërkon etika dhe njerzillëku të them ashtu.

Nuk ke të drejtë të thuash se aktet normative janë në kundërshtim me kushtetutën . Nuk ke të drejtë të thuash se vakancën e krijuar nga situata e jashtëzakonshme, por duhet të punosh më shumë për të kuptuar se çfarë kanë bërë parlamentet e tjera në vendet më të zhvilluara. Përkundrazi mos spekulo dhe mos fol nga vendi se do të nxjerr jashtë dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme,” tha Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!