Ronald Koeman gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Valencian, pa korrur ndonjë sukses të madh. Koeman qëndroi nga nëntori i vitit 2007, deri në prill të vitit pasardhës.
Gjatë kohës që holandezi drejtonte atje, në skuadër ishte edhe legjenda e Betis, Joaquin. Të dy bashkë nuk kanë pasur marrëdhënie të mirë më njëri-tjetrin dhe këtë e vërtetojnë edhe deklaratat e fundit të sulmuesit spanjoll.
Ai pohon se koha e kaluar te Valencia me Koeman nuk ka qenë më e mira e karrierës së tij, por kritikon shumë edhe punën e trajnerit, të cilin, siç e thotë edhe vetë ai, nuk e merrte as si sistemues uniformash. Në fundjave Barça dhe Betis luajnë ndaj njëra-tjetrës dhe sulmuesi shprehet se nuk do i flasë trajnerit.
“Me të nuk ishte përvoja më e mirë në karrierën time sportive. Nuk ishte një periudhë e këndshme, por siç e kam thënë edhe më parë, duhet të jetojmë me gjithçka ndodhi në atë kohë. Nuk dua të flas për këtë çështje, sepse sinqerisht më dhemb ajo që ndodhi atje, kam kaluar një kohë të vështirë.
Unë nuk do e punësoja as si sistemues uniformash. Ne i kemi thënë njëri-tjetrit gjithçka. Për fat të mirë qëndrimi i tij këtu nuk shkoi gjatë dhe pas ikjes së tij arritëm të ngriheshim dhe të shpëtonim sezonin. Këtë fundjave ai nuk do më përshëndesë dhe unë gjithashtu nuk do e bëj”, u shpreh Joaqiun. /abcnews.al