Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e kam penguar e as do e pengoj drejtësinë”, Balluku: Do vijoj rrugëtimin tim për të nxjerr të vërtetën në dritë

schedule14:45 - 6 Mars, 2026

schedule 14:45 - 6 Mars, 2026

Ndërsa i dorëzoi stafetën Ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, ish zv/kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se ajo vetë do të vijojë rrugëtimin e saj patjetër politik por edhe personal, për të nxjerrë një të drejtë e një të vërtetë në dritë, sic u shpreh ajo.

“Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, fatkeqësisht bëhet me lehtësinë më të madhe në këtë vend, por për të thënë të drejtën, jam rritur me gjyqet publike. Dhe ndoshta ma mban më mirë, se jam trajnuar e kalitur që e vogël.Di të bëj punën time, jam munduar, mund ta bëja dhe më mirë, nuk e kam penguar drejtësinë, dhe as do e pengoj kurrë, drejtësinë që e kam mbështetur dhe besoj.

Më vjen keq, që situata ime personale ka krijuar vonesa në proceset jetësore të ministrisë që duhet të performojë, më vjen keq që kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton, për shkak të gjitha rezultateve që ka sjellë. Është ndikuar qetësia juaj personale, e familjarëve tuja.



Detyra që Enea ka në këtë ministri, është që me ju në krah, me një skuadër drejtuese që ka kjo Ministri, unë mendoj se ju do ta kapërceni gjithë këtë situatë, duke më lënë mua që të vazhdoj rrugëtimin tim patjetër politik por edhe personal, për të nxjerrë një të drejtë e një të vërtetë në dritë.” u shpreh Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!