Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e kam kuptuar kurrë”, Qeveria kujtohet pas 8 vitesh për Jorgo Papingjin

schedule22:43 - 13 Janar, 2020

schedule 22:43 - 13 Janar, 2020

Mjeshtri i Madh, Jorgo Papingji, autor i disa tekste këngësh e ka marrë më në fund pensionin special, që në fakt duhet ta kishte marrë 8 vite më parë. Vendimi është marrë nga qeveria në prag të festave të fundvitit, ndërsa tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Mjeshtri i Madh, teksa fliste në një studio televizive pak muaj më parë tha se “ka 8 vite që ka marrë titullin “Mjeshtër i madh” por nuk është mbështetur financiarisht. Më në fund këtë pension, e merr në moshën 77-vjeçare.

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë pse më ka ngelur peng. Ka lidhje me vlerësimin e punës sime, jo me vlerësimin formal se i kam marrë të gjitha, çmime, vlerësime, letra, fleta nderi, fleta lavdërimi. Nuk e kam kuptuar asnjëherë, kam tetë vite që kam marrë titullin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dal ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë. Unë nuk e di dhe nuk besoj që jepet pas vdekjes. Në një moshë që jam unë do ta kisha marrë atë pensionin. Nuk e di arsyen, cila është mënyra e vlerësimit, kush e pengon këtë gjë! Dua të them që më jepet apo nuk më jepet pensioni i veçantë unë pensionin e marrë në çdo takim me njerëzit, në çdo tavolinë që rri me njerëzit, në çdo rrugë që kaloj, me mijëra përshëndetje nga njerëzit e thjeshtë dhe të natyrshëm edhe nganjëherë ku bie rasti ju them që nuk e kam marrë pensionin, më thonë: “Ti se ke marrë pensionin! Si ka mundësi”,- shprehej Papingji në tetor 2019.



Sakaq përpos Papingjit qeveria ka dhënë pension të posaccëm edhe për figura të artit dhe sportit:

1. Shyqyri Ballgjini-ish-futbollist
2. Faruk Sejdini-ish-futbollist
3. Shyqyri Sako- piktor
4. Zenel Drangu-ish-i përndjekur
5. Ela Tase-ish-sportiste
6. Visar Zhiti-shkrimtar
7. Ago Nezha-shkrimtar
8. Viktor Papavangjeli-ish-basketbollist
9.Valentina Shehi (Myrto) -ish-sportiste
10. Ndriçim Spahiu-ish-sportist
11. Hysni Zela (këngëtar) vëllai i artistes së madhe Vaçe Zela
12. Jorgo Papingji- autor këngësh
13. Rauf Dimraj-ish-sportist
14. Edgar Prifti-ish-sportist

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!