“Nuk e falim Vlorën!” Ambientalistët kundër TEC-eve lundruese

schedule16:36 - 13 Korrik, 2022

schedule 16:36 - 13 Korrik, 2022

Nuk e falim Vlorën! Me këtë slogan ambientalistë dhe qytetarë kanë ringritur pas 17 vjetësh, Aleancën për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorë. Thonë se nuk do lejojnë që të instalohen tecet lundruese tek triporti në Zvërnec. Nëse qeveri nuk heq dorë, kërcënojnë me mosbindje civile.

“Vendosëm të ringremë Aleancën për mbrojtjen e gjirit të Vlorës, si 17 vite më parë, të jemi aktiv që të zmbrapsim këtë TEC që kërcënon jetën, dëmton ekonominë dhe ekositemin e gjirit. Qeveria të heqë dorë urgjent për mos u instaluar, nëse s’ka reagim do shkojmë deri në mosbindje civile.”

Eksperti i mjedisit, Lavdosh Ferruni thekson se qeveria ka shkelur dhe ligjin, pasi nuk janë zhvilluar dëgjesa publike.

“Ka terr informativ s’është bërë takim me publikun edhe pse është detyrim ligjor. Është kërcënim i parikuperueshëm për mjedisin në Vlorë. Është i papranueshëm nga vendet europiane.”

Sipas ambientalistëve TEC-et janë të një teknologji e të vjetër, që punojnë me naftë të rëndë. Janë blerë nga një kompani amerikane në një vend të botës së tretë, në Bangladesh. /abcnews.al/