“Nuk e dimë çfarë do të ndodhë me ne”, ABC News në rrënojat e tërmetit, dëshmia e qytetarit turk

schedule14:51 - 8 Shkurt, 2023

schedule 14:51 - 8 Shkurt, 2023

Gazetari i ABC News, Arlind Isai ka zbarkuar në Turqi, pikërisht në një nga qytetet e prekura nga tërmeti, Adana.

Në një lidhje live, Arlindi raporton se në atë zonë ka shumë organizata humanitare, që vijnë në ndihmë me ushqim apo ndihmë të lehtë mjekësore.

Qytetarët kanë dalë të gjithë nga banesat dhe janë strehuar nëpër çadra. Një prej banorëve i pyetur nga gazetari ynë u shpreh se ishin 10 persona në familje dhe per fat të mirë nuk kishin të lënduar.

Qytetari turk shtoi për ABC News se nuk ia kanë idenë se sa do të qëndrojnë në çadra dhe presin njoftime nga qeveria.

Mësohet po ashtu se ka një angazhim të madh qytetar, pasi shumë turq kanë udhëtuar në qytetet e prekura nga tërmeti për t’i ndihmuar.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!