Nuk e besoi, mendonte se ishte virus e shaka! ‘America’s got talent’ fton shqiptaren

schedule18:45 - 2 Shkurt, 2022

schedule 18:45 - 2 Shkurt, 2022

Blerta Dodaj është një vajzë 18 vjeçare e cilat duket se po jeton ëndrrën amerikane. Ajo është një modele dhë këngëtare e cila po përpiqet të ndërtojë një emër dhe karrierë në tregun shqiptare, por talenti saj ka rënë në sytë e agjentëve zbulues të America’s Got Talent. Vajza nga Rrësheni ka zbuluar se është kontaktuar nga personat përgjegjës për zgjedhjen e talenteve dhe shumë shpejt do të udhëtojë në Los Angeles, aty ku do të fillojnë edhe fazat e para përzgjedhëse. Për Ermal Peçi në ‘Abc e Pasdites’, Blerta shprehu se e gjitha i duket një ëndërr dhe nëse ecën me suksese do të jetë arritja më e madhe e jetës së saj.

“Lexova emailin ku thoshte ‘A do të bëhesh pjesë në show tonë?’ dhe unë nisa të verifikoja. Isha shumë mosbesuese dhe mendova se ishte diçka e rremë. Kam pranuar ftesën e tyre që të jem pjesë e proçesit të përzgjedhjes. Brenda dy javëve mund të kem një përgjigje konkrete.”

Blerta rrëfeu edhe rrugëtimin e saj të vështirë me muzikën ku, në fjalët e saj, jo shumë njerëz kanë besuar në talentin që zotëronte. Pas një bisede të gjatë virtuale me organizuesit e show-t America’s Got Talent, ku Blerta parashtroi edhe kushtet e saj për tu bërë pjesë, vajza shpreh se e vetmja gjë që i kam mbetur të bëjë është të presë.

Për më tepër ndiqni bisedën dhe performancën elektrizuese live të këngëtares në videon e publikuar në kanalin zyrtar të Abc News Albania në YouTube.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!