Me synimin për të organizuar seancën konstituive të 15 prillit, ku pritet të betohen deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurti dhe të zgjidhet kryetari i parlamentit, Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca ka mbledhur këtë të martë një mbledhje të përbashkët me përfaqesuesit e partive politike.
Por ftesës së Konjufcës nuk iu përgjigjen kryetarët e partive opozitare, në vend të tyre nga PDK mori pjesë Uran Ismaili, nga LDK Doarsa Kica Xhelili, nga AAK Muharrem Nitaj, ndërsa si përfaqësuese e VV ishte Albulena Haxhiu.
Nga pakicat morën pjesë deputetë të pakicave, Fikrim Damka, Duda Balje e Nenad Rashiç. Takimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës.
Pas takimit, ka folur Konjafca, i cili ka thënë se partia fituese e zgjedhjeve ende nuk e ka propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai ka folur edhe per letren derguar publikisht Lidhjes Demokratike te Kosoves.
Seanca e pare e Legjislatures se IX te Kuvendit te Kosoves udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në salle, konkretisht deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari është më i moshuari, 78 vjeç, ndërsa, deputetja më e re është Sala Jashari, 25-vjeçare nga Partia Demokratike e Kosovës.
Gjate kesaj séance LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.
Duke kërkuar formimin e qeverisë “sa më parë që të jetë e mundur”, presidentja konsideron se deri më 15 prill “ka kohë të mjaftueshme për partitë politike që t’i kryejnë diskutimet e nevojshme”.
/ abcnews.al