“Nuk duam luftë”, Vuçiç: Bisedime me Kosovën dhe rezistencë ndaj kushteve të SHBA

schedule17:50 - 19 Shkurt, 2020

schedule17:50 - 19 Shkurt, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është lëshuar një rast historik për marrëveshje me shqiptarët. Vuçiç theksoi se nuk ka patur marrëveshje, por ai ka qenë për kompromis.

Në një televizion serb Vuçiç tha se ka qenë e mundur të arrihej marrëveshje që do të ishte për paqe, por tani dyshon. Deklarime të ngjashme përsëriti edhe në një aktivitet të tij ditor.

Vuçiç:Gjithmonë kam folur që të bisedojmë ne dhe Prishtina, por kjo frikësohem se nuk do të ndodhë për shkak se sa herë që janë të panrishme fuqitë e mëdha, të gjithë do të kërkojnë humbjen e Serbisë dhe puna jonë është të rezistojmë. Mund ta imagjinoni çfarë ndodh nëse nuk bisedojmë, keni ndonjë alternativë ju? Më thoni?

Në “gërdhmat” në renovim të një klinike, presidenti serb shfrytëzoi rastin të bëjë krahasim me Kosovën. Nuk mund t’u thuhet jo partnerëve për negociata dhe në komentin e gazetarëve serb se a është lufta një alternativ, Vuçiç tha se kjo nuk u duhet serbëve.

“Ne konfliktet nuk na duhen, por na duhen shumë dekada paqe. Edhe një konflikt do të kishim të gjitha klinikat në këtë gjendje si kjo. Organikisht nuk do ta përballonim këtë pas gjithë atyre luftërave. Ne na duhet një politikë e zgjuar, tha Vuçiç.

Paqja në dekada është e rëndësishme tha kreu i Serbisë duke saktësuar se ideja e tij është që edhe atëherë kur nuk ka shpresë duhet biseduar pasi të paktën kështu përfitohet në kohë pa tensione./abcnews.al