Qindra njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë për protesta kundër mobilizimit të pjesshëm të qytetarëve rusë nga Vladimir Putin.
Të paktën 109 protestues janë arrestuar në të gjithë vendin deri më tani, sipas monitoruesit të pavarur të policisë OVD-Info, shkruan The Guardian.
In Russia’s Krasnoyarsk, groups of anti-war activists are walking the central street holding up their smartphones with torches on. About the most radical form of protest most Russians allow themselves these days pic.twitter.com/B14ORiYCVk
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 21, 2022
Në qytetin siberian të Irkutsk, të paktën 10 nga 60 protestuesit që u mblodhën në një shesh qendror u arrestuan, sipas aktivistëve lokalë.
Sure enough, it’s not long before they’re detained. “We’re all citizens of Russia, what makes you special?” they say to the police. pic.twitter.com/piivtRdKov
— Matthew Luxmoore (@mjluxmoore) September 21, 2022
Në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, një video e publikuar në mediat sociale tregoi një protestues duke bërtitur “Unë nuk dua të vdes për Putinin ose për ty!” /abcnews.al