“Nuk dorëzohemi”, Ismajlgeci: Na duhet sulmues goli, kartoni i kuq i padrejtë

schedule17:44 - 9 Janar, 2021

schedule 17:44 - 9 Janar, 2021

Tirana sot nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Bylisit në “Adush Muça”, por një nga më të mirët e ndeshjes ishte Marsel Ismaljgeci, i cili foli për Supersport pas ndeshjes.

Mbrojtësi foli për ndeshjen dhe skemën e re të Dedes, ndërkohë që nuk dha asnjë indicie me të ardhmen e tij pas kësaj merkatoje.

“Më pëlqen më shumë kjo skemë (3-4-3) sepse jam më afër portës, por duhet të lodhem më shumë. Dalim shumë para portës, por nuk shënojmë. Na duhet një sulmues i aftë para portës.

Kartonët e kuq të shumtë? Kartoni im i kuq ishte i drejtë. Për Torassën dhe Danson, për mendimin tim nuk ishte asnjëri prej tyre. Është problemi i rezultateve sepse po nuk shënuam dhe fituam humbin durimin dhe ndëshkohemi me kartonë.

Nuk dorëzohemi, presim merkaton dhe do forcohemi. Transferim te Lokomotiva Zagreb? Për momentin jam i fokusuar te Tirana, të shohim më pas ç’do të ndodhë”, u shpreh Ismajgleci. /abcnews.al