“Nuk do zbatoj të gjithë marrëveshjen e Ohrit”/ Presidenca e Kosovës: Vuçiç të sanksionohet

schedule12:44 - 10 Prill, 2023

schedule 12:44 - 10 Prill, 2023

Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili deklaroi se do të zbatojë vetëm disa pjesë të marrëveshjes së Ohrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, u shpreh se Vuçiç duhet të sanksionohet.

“Është rënë dakord për një kontradiktë të qartë me qëndrimin e BE-së. Sanksionet duhet të pasojnë!”, shkroi Vela ndër të tjera në Twitter.

“Ne do të zbatojmë disa pjesë të marrëveshjes, ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do ta zbatoj”, është shprehur Vuçiç për RTS./abcnews.al