“Nuk do të ketë funksionim normal të parlamentit…”, Bardhi: Do të marrim pjesë në mbledhjen e Komisionit të Etikës

schedule14:51 - 31 Tetor, 2023

schedule 14:51 - 31 Tetor, 2023

 

Gazmend Bardhi ka folur për me mediat, pas mbledhjes së grupit të deputetëve Berisha – Bardhi.

I pyetur nëse akti i djeshëm i opozitës ishte akti me demokratik i mundshëm, Bardhi u shpreh se ata e kanë bërë publik qëndrimin e tyre, se nuk do të ketë funksionim normal të parlamentit, sa kohë opozita pengohet të përmbushë misionin e saj.

“Unë gjykoj që sa kohë ne e kemi bërë publik qëndrimin tonë, që nuk do të ketë funksionim normal të aktivitetit të parlamentit, sa kohë ne pengohemi të përmbushim misioni tonë, unë gjykoj që seanca e djeshme ishte e  provokuar.

T’i mohosh të drejtat kushtetuese opozitës, do të presësh sjelle dhe akte në vetëmbrojtje nga ana e opozitës.

E paimagjinueshme  që Shqipëria një vend anëtar i NATO-s dhe që inspirin të integrohet në BE, të diskutohen të drejtat themelore të opozitës.

Kemi ezauruar çdo rrugë institucionale për të gjetur të drejtën tonë” tha Bardhi.

Më pas ai konfirmoi se deputetët e opozitës për të cilën është marrë vendim për t’u përjashtuar do të jenë prezent në mbledhjen e Komisionit të Etikës edhe pse u lajmëruan një orë para.

“Nëse mendojnë që do të shuajnë të drejtat opozitës, duke vendosur përjashtimin arbitrat të deputeteëve, e kanë menduar gabim.

Deputetët do të jenë sot në mbledhje. Ndryshe nga hera tjetër ku u përjashtuam pa u njoftuar, këtë herë na kanë njoftuar një orë parë. Por për sa kohë rastisi që ishim në mbledhje të grupit kemi marrë vendim që do të shkojmë në mbledhje” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!