Pritet padyshim një përballej spektakolare, e njëjtë me atë në “Metropolitano Stadium”, të një jave më parë. “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund do të sfidojnë mbrëmjen e kësaj të marte, në “ferrin” e “Signal Iduna Park”, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, në sfidën e kthimit, të fazës çerekfinale, të UEFA Champions League.
Siç e do zakoni, para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, nga ku së bashku, me tekniku Diego Simeone ishte edhe qendërmbrojtësi belg i “Bardhekuqve”, Axel Witsel, i cili u shpreh se nuk do të jetë aspak një takim i lehtë, teksa diferenca mes skuadrave do të duket në 15 minutat e para të saj.
“Signal Iduna Park është i ngjashëm me stadiumin tonë. Atmosfera është shumë e ngrohtë, si në shtëpi, por ne e dimë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne duhet të luajmë me të njëjtën intensitet siç luajmë në shtëpi, gjithçka vendoset nesër. Në këtë fazë nuk është e lehtë, duhet ta fillojmë ndeshjen fuqishëm. 15 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme”,- theksoi “shtatlarti” i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al