“Nuk do ta fal kurrë babanë tim”, Ermal Meta flet pas problemeve shëndetësore, rrëfimi prekës për fëmijërinë

schedule11:49 - 4 Gusht, 2022

schedule 11:49 - 4 Gusht, 2022

Ermal Meta, artisti me origjinë shqiptare ka dhënë një intervistë për mediat italiane pas problemeve shëndetësore që pati, ku iu desh që të anulonte dhe aktivitetet e tij. Pak ditë më parë, këngëtari zbuloi se kishte ënjtje në fytyrë dhe kokë, dhe se i duhej që të bënte kontrolle.

Në një intervistë për Oggi, ai ka thënë: “Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese. “

Gjatë intervistës, ai ka folur dhe për jetesën në Shqipëri, ku ai jetoi për 13 vite, kohë kur ishte regjimi komunist. “Çdo fjalë mund të lexohej si një pozicion përmbysës në lidhje me një ‘kod’ që duhej të intuitohej, të përvetësohej.

Mendoj se kjo më bëri të fshihesha, edhe pse periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme.”

Më pas, ai ka folur dhe për largimin drejt Italisë dhe përballjen me paragjykimet. “Ndjeva se duhej të provoja se nuk isha si shqiptarët e portretizuar në gazeta. Ndihesha si një mysafir që nuk duhej të bënte zhurmë. Më shqetësoi dhe më pas me muzikën bëra sa më shumë zhurmë…” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!