“Nuk do ta fal kurrë babain tim”, deklarata e fortë e Ermal Metës

schedule17:37 - 4 Gusht, 2022

schedule 17:37 - 4 Gusht, 2022

Këngëtari i njohur shqiptar me famë në Itali, Ermal Meta është kthyer pas në kohë.

Gjatë një interviste për Oggi, ai ka folur për periudhën kur jetonte në Shqipëri, e cila përkon me regjimin komunist. Ermali u shpreh se nuk do e falë kurrë babain e tij që e la vetëm në ato vite të tmerrshme.

“Periudha më e vështirë ishte nga rënia e regjimit, në 1991, deri kur u largova në 1994: dhunë, krim, vdekje në rrugë, një ndjenjë rreziku për të cilën nuk e kisha bërë. Nuk do ta fal kurrë babanë tim, i cili na la vetëm në ato vite të tmerrshme”, tha këngëtari.

Sakaq, Ermali shpjegoi për fansat e tij edhe problemin shëndetësor me të cilin është përballur këto kohë. “Më është dashur të pezulloj disa aktivitete pune që të mund të hetoj shkaqet dhe më erdhi keq, por ishte e nevojshme. Për fat të mirë, me një trajtim të synuar dhe të papritur, gjithçka shkoi mirë. Në fund nuk ishte asgjë shqetësuese”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!