“Nuk do që ta bëjë”, Alizoti: Basha të ikë menjëherë, partia si kopsht fëmijësh

schedule16:29 - 12 Mars, 2022

schedule 16:29 - 12 Mars, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Lulzim Bashës si drejtues i PD.

Në një dalje për mediat, Alizoti ka argumentuar se “hapi pas” që thotë Lulzim Basha është një taktikë dhe ai pretendon të mbledhë më pas kryesinë dhe kolegjin, por sipas tij e vetmja rrugë e Bashës është të dalë para demokratëve dhe të japë dorëheqjen.

Mes të tjerash Alizoti e ka cilësuar situatën në PD si burgu i Spaçit apo si një kopsht fëmijësh.

“Një pjesë e madhe është për dorëheqje. Folën të gjithë në mënyrë ekselente. Në 2022 të gjesh një parti kështu që më kujton Spaçin apo Qafën e Barit. Kjo nuk është parti dhe nëse ne duam të jemi në si perëndimi, kushdo kryetar duhet të pranojë dorëheqjen. Modeli putinist është të rrish dhe të mos ikësh.”

“Zotëria ka përdorur “hap pas”. Dorëheqja është dorëheqje. Kuptova se nuk do të tërhiqet. Se thotë do mbledh kryesinë, Kolegjin. Por dorëheqja është të dalësh para dhe të largohet. Kjo nuk ndodhi dhe fatkeqësisht kjo po shkon në psikozë. Partia duhet të heqë hekurat. Dhe duhet që një njeri të marrë një përgjegjësi të hapi krahun. Pse është kaq e vështirë të heqë dorë . Partia ka 12%. Këtu ka arritur. Është bërë një kopsht fëmijësh. Mbajta qëndrim dhe thash vetëm dorëheqje. Ne nuk e shpikim dot.”

“E kuptoj që janë taktika të Bashës. Se dorëheqja është të dalësh para. Grupi Parlamentar nuk e shkarkon dot Bashën. Kemi të bëjmë me një rast të rrallë në Univers.” tha Alizoti. /abcnews.al/