Në Friesland, Gjermani, një infermiere e cila punon në një qendër vaksinimi dyshohet se qëllimisht ka injektuar ujë me kripë në vend të vaksinës, shkruan The Guardian
Fillimisht kishte dyshime vetëm për gjashtë raste, por hetimet zgjeruan gamën e viktimave të mundshme deri në 8600 persona, që tashmë mund të mos jenë të mbrojtur kundër Covid, pasi nuk kanë marrë vaksinën.
Policia lidh pistën e një planit të parapërgatitur me disa postime në rrjetet sociale ku diskutohej hapur për të bërë një gjë të tillë, dhe pohon se dhe vetë infermierja ka komentuar këtë gjë. I pari që denoncoi një fakt të tillë ishte një nëpunës i qendrës së vaksinimit i cili pa infermieren të mbushë me ujë me kripë të paktën 6 shiringa.
Tashmë të gjithë ata që rezultojnë të vaksinuar në këtë qendër duhet të marrin një dozë tjetër vaksine. Një procedurë sigurie paraprake që për autoritetet nuk përbën asnjë rrezik. Mes të vaksinuarve të cilët duhet të marrin një dozë të re ka dhe shumë personel shëndetësor.
Departamenti gjerman për shëndetësinë i këshilloi nëpunësit të paraqiten në oraret e caktuara në mënyrë që të mos rrezikojnë infektimin e personave të tjerë. Ende nuk dihet motivi i infermieres por sipas policisë arsyeja mund të jetë skepticizmi ndaj vaksinave./abcnews.al