“Nuk besojmë më te ju kryeministër, e dini se presidentët nuk paguajnë rroga?”

schedule20:56 - 11 Shtator, 2020

schedule 20:56 - 11 Shtator, 2020

Kategoria Superiore ishte programuar të niste në datë 12 shkurt, por bojkoti i presidentëve ka ndikuar në shtyrjen e sezonit të ri të futbollit shqiptar. FSHF ka njoftuar shtyrjen e Kategorisë Superiore, me kërkesë të Ligës Profesioniste të Futbollit.

Shtyrja është pa afat dhe klubet e Superiores presin reagimin e qeverisë në lidhje me katër kërkesat e bëra: a. Të ulet TVSH në masën 6%. b. Të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura.

c. Efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite. d. Të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si Ligj Sponsorizimit për Sportin. Rreth situatës së krijuar ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptare, me anë të një postimi të gjatë në faqen zyrtare.

LEXO EDHE: ZYRTARE: Shqipëria pa futboll, Superiorja shtyhet pa afat

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë shpreh keqardhjen e saj për mosfillimin e kampionatit kombëtar të futbollit. Kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për kërkesat që Liga Profesioniste i ka dërguar Qeverisë, mbështetje të cilën e konfirmojmë edhe sot. Por këto ditë kemi dëgjuar me vëmendje aktorë dhe faktorë të futbollit që të flasin, debatojnë dhe akuzojnë njeri-tjetrin për shkaqet e kësaj greve të klubeve të Superligës. Çuditërisht, aktorët e faktorët e futbollit kanë akuzuar njeri-tjetrin edhe për shkelje të të drejtave të Futbollistëve .

Kemi dëgjuar Kryeministrin e vendit z.Rama, i cili në marsin e 2019 në një takim me të gjithë aktorët e futbollit deklaroi se: Ne nuk kemi dashur të hyjmë në spërkatë në llogaritë e klubeve, sepse nuk kemi dashur që të mbyllim futbollin. Sigurisht që futbollistët e mirëkuptuan këtë qëndrim të Kryeministrit Rama me idenë se: Qeveria ka dijeni te plotë për mënyrën e funksionimit të klubeve, por qeveria po i jep kohë klubeve që të formalizohen në të gjithë treguesit ekonomikë te tyre.

Por çfarë ndodhi më pas z.Kryeministër?! Ju nuk e ndihmuat futbollin në kohën e pandemisë me arsyetimin se: klubet nuk deklarojnë rrogat e vërteta të futbollistëve, por i deklarojnë si punonjës fasonesh. Në këtë pikë keni plotësisht të drejtë z.Kryeministër. Po përse z.Kryeminister nuk i ‘hytë në spërkatë’ llogarive të klubeve kur shikoni se ata vazhdojnë në të njëjtën vijë sjellje, të cilën kanë mbi 20 vite që e ndjekin. Mbrëmë z.Kryeministër thatë se: Futbollistët trajtohen si skllevër pasi marrin rroga të larta dhe deklarohen si punonjës fasonesh me rrogë minimale, nuk ju paguhen kontributet etj.

LEXO EDHE: Bojkoti i Superiores, kryeministri Rama: Ky teatër me futbollistë skllevër duhet të mbarojë!

Sigurisht edhe në këtë pikë keni shumë të drejtë, përveç faktit se vetëm një pjesë e vogël e Futbollistëve dhe jo të gjithë marrin paga të larta. Nga ana jonë këto probleme janë ngritur prej një viti, por askush nuk na ka marrë seriozisht, megjithëse kjo ishte e vërteta. Askush nuk mund të mohojë kontributin e qeverisë tuaj në ngritjen e stadiumeve të reja në Shqipëri .Por z.Kryeministër, kur në to luajnë skllevër siç i quani ju, nuk quhen stadiume por arena gladiatoresh.

Z.Kryeministër, por si mund të toleroni faktin që nën qeverisjen tuaj është një grup punëmarrësish, futbollistët që trajtohen si skllevër dhe ju nuk merrni asnjë masë për respektimin e të drejtave të tyre. Kjo z.Kryeministër është mënyra sesi qeveria juaj i trajton futbollistët. Duke toleruar shkelësit e ligjit në dëm te Futbollistëve, ju z.Kryeminister keni humbur besimin e Futbollistëve. Por fakti më i çuditshëm në këtë debat është se, presidentë klubesh po dalin si mbrojtës të të drejtave të futbollistëve duke e akuzuar qeverinë për neglizhencë.

REAGIMI I SFPSH

Sigurisht që e mirëpresim çdo reagim pozitiv te presidentëve të klubeve në respektimin e të drejtave te Futbollistëve. Por përdorja e interesave të Futbollistëve vetëm në funksion të debatit nuk është fair. Çdo president klubi futbolli duhet ta dijë mirë se, nëse klubet do të respektojnë të drejtat e futbollistëve dhe do të jetë korrekt me bilancet ekonomike, asnjë qeveri nuk do të ketë mundësi ta verë nën presion.

Ne nga ana jonë si Sindikatë, propozuam dhe dakordësuam draftin e Kontratës Kolektive me zyrtarët e FSHF si një dokument i cili, pasi te miratohet nga Asambleja, do të garantonte një minimum të drejtash për futbollistët. A kanë pyetur Presidentët e klubeve, Presidentin e FSHF, përse nuk firmoset kontrata kolektive mes Sindikatës dhe FSHF?

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ “Zgjidhe çështjen e Superiores”, zbulohet lëvizja e kryeministrit Rama 

Nëse nuk janë dakord me të, përse i ndërprenë diskutimet. A e dinë Presidentet e klubeve se një pjesë të futbollistëve edhe sot kolegë te tyre, vazhdojnë të mos ju paguhen jo vetëm sigurimet por edhe pagat. A janë të bindur President e klubeve se komisioni i licencave në FSHF, bën një vlerësim të drejtë të çdo klubi? Sot FairPlay financiar të klubeve më të mëdha në Evrope nuk e bëjnë qeveritë politike por qeveria e futbollit UEFA.

Po në Shqipëri, FairPlay financiar i klubeve a nuk duhet të bëhet nga strukturat kompetente FSHF me qëllim që klubet e futbollit ta nisin garën në mënyre të barabartë. Presidentët i kanë adresuar këto probleme për zgjidhje në FSHF apo Ligë ? Ne mendojmë se problemet tona duhet ti zgjidhim brenda familjes sonë, shtëpisë së futbollit.

Por Liga apo FSHF kur kërkojnë nga qeveria respektimin e të drejtave të tyre duhet që nga ana e tyre të respektojnë të drejtat e Futbollistëve duke njohur Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë si partnerë dhe duke nënshkruar kontratën kolektive me të. Në këtë mënyrë i heqim politikës armët me të cilat i bën presion futbollit“, përfundon komunikata e SFPSH. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!