Nuk bëhet fjalë për muzikën, Fifi zbulon ëndrrën e saj më të madhe

schedule08:42 - 21 Shkurt, 2021

schedule 08:42 - 21 Shkurt, 2021

Fifi është një ndër personazhet më të dashur të shoëbizzit shqiptar. Vetëm pak vite në tregun muzikor, Fifi ka arritur të bëjë për vete publikun me zërin e saj të veçantë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Megjithëse një këngëtare shumë e suksesshme, Fifi ka treguar se ka patur një dëshirë për t’u bërë aktore.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagra, teksa njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të interpretojë në një film, ajo është shprehur: “Është një nga ëndrrat e mia më të mëdha”. Ndërkohë, kujtojmë që Fifi është vënë në qendër të kritikave kohët e fundit, pas mbajtjes së një koncerti në Ferizaj me rastin e Pavarësisë së Kosovës.

LEXO EDHE: Theu masat kundër Covidit, Fifi reagon për herë të parë pas koncertit në Ferizaj

Përdoruesit e rrjeteve sociale e cilësuan të papërgjegjshëm veprimin e saj, po Fifi reagoi lidhur me këtë përmes disa videove, ku thoshte se në fakt ata që e kanë kritikuar rrinë nëpër kafene. “Mos prekni aty ku nuk duhet, se jam 11 muaj pa punë, unë dhe të gjithë artistët e tjerë.”, tha ajo ndër të tjera. /abcnews.al