Theu masat kundër Covidit, Fifi reagon për herë të parë pas koncertit në Ferizaj

schedule14:00 - 19 Shkurt, 2021

schedule 14:00 - 19 Shkurt, 2021

Fifi ka reaguar pas kritikave të shumta me të cilat është përballur, pas mbajtjes së një koncerti në Ferizaj për Pavarësinë e Kosovës. Këngëtarja ndau momente nga koncerti në rrjete sociale, ku shiheshin qindra qytetarë duke kërcyer nën ritmet e muzikës, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat kundër virusit.

Përmes disa videove të publikuar në Instastory, Fifi shprehet se ata që e kanë kritikuar në fakt qëndrojnë nëpër kafenetë, që është gjithashtu një vend potencial për përhapjen e koronavirusit. “Çdo ditë të zotit ju shoh juve që po më komentoni këtu nëpër kafe, lokale. A nuk shpërndahet virusi aty përveç juve që jetoni në shtetet e jashtme sepse është lockdown.

Ama ju që jetoni këtu përditë pini kafe nëpër lokale të Prishtinës, Tiranës dhe çdo qyteti tjetër ku folet shqip. A nuk e shpërndani ju virusin? E shpërndan vetëm arti, muzika, teatri, Unë e do që ka ndikuar shumë keq virusi nëpër mendjet tona, ama qetësohuni. Nisni dhe bëni ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive.”, shprehet ndër të tjera Fifi. /abcnews.al