“Nuk bëhem nënë për sedër”, u bë e famshme nga ‘reality’, si i pret gazetarja propozimet online?

schedule18:25 - 15 Shkurt, 2021

schedule 18:25 - 15 Shkurt, 2021

Gazetarja Ana Haxhimali në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi ndau qasjen dhe këndvështrimin e saj për pesonat që janë beqar. Ajo tha se sot kanë ndryshuar kohët, ka persona që marrin vendim të martohen në moshë të madhe dhe statusi nuk mund të ndryshoj marrëdhënien që ke me personin në krahë.

Ndër të tjera ajo tha se në rrjetet sociale më shumë marrim mesazhe vajzat që janë në një marrëdhënie krahasuar me vajzat single.

“Njerëzit sidomos meshkujt tërhiqen shumë nga e ndaluara. Jam e bindur që në Instagramin apo në inbox-in e një vajze të lidhur vijnë më shumë mesazhe se sa tek Instagrami i një vajze single. Sepse kur je e lire e dinë të gjithë njerëzit që je aty”.

Por nëse një mashkull I ofronte botën nga DM e Instagramit a do e merrte në konsideratë Ana?

“Do kishe pak më shumë punë se sa një djalë që ma ofron botën përball”, tha ajo.

Ermali e pyet nëse personazhet janë nën presionin e mesazheve për t’u lidhur. Ajo tha kur je personazh është shumë e thjeshtë sepse ti ke një filter për personat që përpiqen të të kontaktojnë. Nisur nga presionet sociale, ajo shtoi se do bëhej kurrë nënë se do shoqeria apo për sedër!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!