“Nudot” e Gaz Lekës. Piktori i njohur hap ekspozitën në Fier

schedule16:00 - 16 Mars, 2023

schedule 16:00 - 16 Mars, 2023

Për dy javë artdashësit në Fier do të mund të admirojnë pikturat nudo të Gazmend Lekës, pjesë e koleksionit “kaloi një grua”.

Gazmend Leka rrëfen për herë të parë, nga Fieri,  ndikimin që nudot, kanë gjene në krijimtarinë e tij.

Ekspozita u mundësua nga kuratori Ermir Hoxha ne galerinë “Vikson Kilica” që për autorin është një vend i dashur.

Koleksioni i pikturave me titull “Kaloi një grua” është prezantuar dy vjet më parë në kryeqytet, por vazhdon të ngjallë interesin e publikut dhe admiruesve të pikturës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!