Norvegjia ka filluar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç. Fëmijët nga mosha 12 deri në 15 vjeç, për të cilët deri më tani ishte propozuar marrja e një dozë të vetme të vaksinës, tashmë do të marrin edhe dozën e dytë, nëse prindërit e tyre janë dakord, theksoi Ministria e Shëndetësisë.
Propozimi i vaksinimit për këtë grupmoshë është veçanërisht i rëndësishëm për fëmijët me sëmundje kronike, fëmijët që jetojnë në familje me njerëz që janë të rrezikuar nga Covid ose fëmijët që jetojnë në vende ku epidemia është e përhapur dhe aksesi në shërbimet shëndetësore është i kufizuar.
Norvegjia, ku pothuajse 90% e popullsisë së rritur është e vaksinuar me të paktën dy doza, është një nga vendet që ka rekomanduar vaksinimin që në moshë të hershme.
/abcnews.al