Norvegjia këtë vit do të investojë një rekord prej 21.76 miliardë eurosh në nxjerrjen e naftës dhe gazit

schedule15:52 - 29 Maj, 2024

schedule 15:52 - 29 Maj, 2024

Këtë vit, Norvegjia do të investojë një rekord prej 247 miliardë korona norvegjeze, ose rreth 21.76 miliardë euro, në nxjerrjen e naftës dhe gazit.

Siç thuhet në njoftimin e Statistikave të Norvegjisë, ky parashikim është 1.3 për qind më i lartë se parashikimi i mëparshëm nga tremujori i parë i vitit 2024.

Investimet norvegjeze në nxjerrjen e naftës dhe gazit do të jenë të larta edhe në vitin 2025, por disi më të ulëta se këtë vit për shkak të numrit më të vogël të projekteve aktuale.

Kompanitë do të investojnë 216 miliardë korona norvegjeze, ose rreth 19 miliardë euro, në naftë dhe gaz vitin e ardhshëm, që është 5.2 për qind më shumë se sa ishte vlerësuar në tremujorin e kaluar, raporton Reuters.

Vitin e kaluar janë bërë hulumtime në 34 puse, ndërsa këtë vit hulumtimi do të shtrihet në 40 deri në 50 puse, thuhet në njoftim.

Kërkesa globale për naftë do të rritet të paktën deri në vitin 2034, sipas parashikimit të fundit nga analistë të korporatës bankare të Nju Jorkut Goldman Sachs.

Parashikimi thekson se kërkesa për naftë do të rritet në 108.5 milionë fuçi në ditë në vitin 2030 dhe do të arrijë kulmin në vitin 2034, kur do të arrijë në 110 milionë fuçi në ditë.

Goldman Sachs shton se edhe pas kësaj, kërkesa për naftë do të jetë e lartë deri në vitin 2040./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!