Norvegjia është vendi i radhës që pas Suedisë dhe Danimarkës ka vendosur të heqë masat kufizuese ndaj Covid 19.
Mediat bëjnë me dije se autoritetet kanë vendosur që ti japin fund përdorimit të maskës së detyrueshme dhe distancimit social prej një metër.
Kryeministri Jonas Gahr Støre në Oslo, është shprehur se tashmë nuk është e nevojshme të mbahet një distancë e tillë, duke hequr dhe futur në xhep para të gjithëve edhe maskën.
Mes të tjerash ai tha se varianti Omicron i koronavirusit shkakton ecuri më të lehta të sëmundjes dhe vaksinimet mbrojnë mirë./abcnews.al