Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut, kanë zbuluar arsyen e shpërthimit të epidemisë së norovirusit, në qytetin olimpik Pejongçan, i cili ka prekur pothuajse 200 persona.
Sipas tyre përhapja e virusit është shkaktuar nga uji i ndotur, që vjen nga një hotel, që strehon personel privat të sigurisë për Lojrat Olimpike Dimërore.
Autoritetet e shëndetësisë kanë kryer kontrolle epidemiologjike javën e kaluar, pas përhapjes së virusit.
Simptomat e para që shkaktoi norovirus, ishin dhimbje stomaku dhe diare.
Ndërkohë, bëhet me dije se asnjë atlet nuk është prekur. Aktualisht 47 persona janë ende në karantinë dhe po kurohen./abcnews.al