Kanadaja ka njoftuar se do t’i kthejë Gjermanisë një turbinë të riparuar të tubacionit rus Nord Stream 1, i cili është burimi kryesor i furnizimit me gaz në Gjermani.
Lajmi vjen ndërsa gazsjellësi përgatitet t’i nënshtrohet mirëmbajtjes nga 11 deri më 21 korrik. Edhe pse mirëmbajtja është nominalisht rutinë, tensioni me Rusinë dhe statusi i sanksioneve në vendet aleate si Kanadaja i kanë shtyrë liderët gjermanë të shqyrtojnë mundësinë e një mbylljeje më të gjatë.
Riparimet vijnë në mes të sanksioneve kanadeze kundër Rusisë që shtrihen “në transportin tokësor dhe tubacionin dhe prodhimin e metaleve dhe të transportit, kompjuterave, pajisjeve elektronike dhe elektrike, si dhe të makinerive”.
Ukraina i kishte kërkuar Kanadasë që të mos kthente pjesën e riparuar, duke thënë se kjo do të minonte sanksionet kundër Rusisë.
Alexandra Chyczij, presidentja kombëtare e Kongresit Kanadez të Ukrainës, tha se do të “vendoste një precedent të rrezikshëm që do të çonte në dobësimin e regjimit të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë”.
Sergiy Makogon, shefi ekzekutiv i sistemit të transmetimit të gazit të Ukrainës OGTSU theksoi se turbina duhet të kthehet në Ukrainë dhe jo në Gjermani. /abcnews.al/