Kryeministri Edi Rama ironizoi deputetët e PD-së në fjalën e tij në Kuvend duke thënë se non grata për Sali Berishën do të hiqet në mars 2025.
Gjithashtu duke folur për Bordin e Paqes, duke ironizuar i sugjeroi opozitës ta dërgojnë në SPAK edhe këtë nismë.
“Mos e lini pas dore atë punën e non gratës për mua, se siç ju kanë dalë të tëra fjalët do tju dalë fjala edhe për non gratën. Ngërçi i Edi Ramës është se për parlamentin e Shqipërisë ka vetëm një kuotë për non gratë dhe ajo është zënë për meritë. Ai që e ka marrë non gratë e ka merituar në mënyrën më bindëse. Juve do t’ju dalë fjalë që non grata do të hiqet në mars 2025. Pavarësisht që jemi në 2026, do hiqet në mars 2025. Ai që e ka marrë atë kuotën është i paarritshëm në të gjitha pabesitë që i ka bërë popullit shqiptarë dhe kështu që zor shumë që lëviz ajo kuotë”. SPAK është stacioni i fundit i rrugës së shpresë suaj për pushtet. Unë kam pasionin e atij që shesh se si të gjitha kurthet në pyll janë plot. Edhe kurthe duhet durim. Sa më shumë më thoni Ramaduro, aq më shumë e dëgjoj (Rama-duro) sepse duhet durim me këta”, tha ai.
/abcnews.al/


