TIRANË- Komisioni Europian po harton plane të reja sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe ndëshkimit të peronave abuzues. Ky plan synon goditjen e fenomenit jo vetëm fenomenit brenda unionit, por pritet të ketë shtrirje në të gjithë vendet e botës, përfshirë dhe Ballkanin Perëndimor.
Juristi Romeo Kara, tha se ky është një lajm i mirë për demokracinë europiane dhe për vetë qytetarët,. Të cilët kanë ndjerë shtypjen dhe vjedhjen nga politikanët e korruptuar që janë të lidhur me oligarkët.
“Mendoj se është në shkallë sipërore pozitiv. Lajmi më i mirë që mund të kanë shqiptarët në këtë momente. Ata që aspirojnë në drejtësi, për të bërë shtet dhe për t’i kthyer sovranitetin atij që i takon, popullit. Ata kanë rënë në dekordësi të plotë duke e trajtuar korrupsionin si armik të paqes sociale, dhe një faktor disintegrues. Në këtë përplasje kulturash dhe sistemesh politike, i gjithë unionin i demokracive, shohin se korrupsioni është nxitur dhe është kthyer kundër këtij sistemi politik dhe që përdoret për interesa kundër tij”, tha ai.
Ai u shpreh në “Tirana Live” në ABC News se plani Bashkimit Evropian pritet të prekë edhe Shqipërinë, ndërsa tha se simboli dhe strumbullari i korrupsionit në vendin tonë është ish-kryeministri Berisha.
“Korrupsioni dhe shpërdorimi i pushtetit janë në simbiozë. Për ta do të jetë një ditë e zezë, pavarësisht se do hajë kohën e vet organizimi dhe ndërtimi i një infrastrukturë pasi kemi edhe xhepa në Evropë. Shumë pushtetarë i kanë kthyer pasuritë e tyre në “off shore”. Kanë marrë nga Shqipëria dhe i kanë investuar në off shore. Nuk kanë ku t’i çojnë në mënyrë fizike paratë. Do bëhet një punë e madhe, jo vetëm me kanalet e inflamacioneve inteligjente. Ata kanë parë se si kanë funksionuar të gjithë kundërshtarët politikë, që nuk e duan këtë sistem që kanë gjetur aleatë tek njerëzit e korruptuar. Evropa ngelet një vend i stabilizuar, por ata i paraprijnë ndryshimit. Bllokimi i aseteve financiare do t’i hapë rrugë ndëshkimit, për të treguar se ky është fundi i kësaj padrejtësie. Ata do t’u tregojnë njerëzve se përfundimi do jetë zero, biles edhe me ndëshkim. Strumbullari i të gjithë sistemi të korruptuar në Shqipëri është Berisha, ndiqet nga Meta. Nano u tregua më i përmbajtur. Ka pasur një lloj besimi brenda vetes, u tregua i përmbajtur dhe doli më herët. Nuk ka më kthim pas për ta. Ka nevojë për ndërgjegjësim, që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e tyre, që të jenë të drejtësisë hyjnore”, shtoi ai./n.m.abcnews.al