“Non grata” në SHBA, Tom Doshi refuzon të përgjigjet

schedule13:40 - 17 Prill, 2018

schedule 13:40 - 17 Prill, 2018

Deputeti Tom Doshi refuzoi sot t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve për një reagim të tij pasi Departamenti i Shtetit vendosi t’i ndalojë hyrjen në Amerikë atij dhe familjes për shkak të përfshirjes në korrupsion. Një ditë më parë, deputeti i Shkodrës ishte shprehur se ai nuk ka pasur detyra në qeveri dhe nuk është marrë me tendera.

Një ditë pas shpalljes person non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, deputeti Tom Doshi iu drejtua kryesisë së Kuvendit por refuzoi t’i përgjigjej interesimit të gazetarëve për situatën.

Tom Doshi: “A jeni ne terezi? Unë jam prononcuar dje”.

Në sallë nuk qëndroi më shumë se 5 minuta, për t’u larguar mes batutave duke përsëritur deklaratën e një dite më parë.
Të njëjtën deklaratë deputeti i mazhorancës e njoftoi menjëherë pas shpalljes nga Departamenti Amerikan i Shtetit anullimi i vizës dhe shpallja persona non grata në SHBA.

Përmes mediave, deputeti deklaroi se është opozitar, se s’ka firmosur ndonjëherë dhe 13 vjet kam deputet, por asnjëherë në pushtet. Për të bërë korrupsion duhesh të jesh ministër e kryeministër u shpreh ai, duke deklaruar se është taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që ka.

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi vendimin për ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkaura të Amerikës të deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni.

Vendimi e sekretarit amerikan të Shtetit e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij përmes një njoftimi për shtyp me 16 Prill ku deklaronte se sipas ligjeve amerikane, kur ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është i përfshire në raste madhore korrupsioni apo shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushte i ndalohet hyrja në Amerikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!