Non grata edhe në BE/ Gjikondi: Lajm i mirë për shqiptarët, i keq për të korruptuarit

schedule18:29 - 4 Maj, 2023

schedule 18:29 - 4 Maj, 2023

Komisioni Europian po harton plane të reja sa i përket luftës kundër korrupsionit jo vetëm në vendet e Bashkimit Europian por në të gjithë botën. Një rrjet i Bashkimit Evropian që do të ngrihet për të luftuar korrupsionin, do të shërbejë si një katalizator për parandalimin e këtij fenomeni.

Nëse këto masa të cilat janë prezantuar do të marrin miratimin e Komisionit Europian atëherë ato do të shërbejnë edhe për shtetet e tjera të cilat nuk janë pjesë e unionit 27 anëtarësh. Kjo paketë i bashkangjitet sanksioneve që përdoret për të ndëshkuar vendet në rast abuzimi.

Duke komentuar këtë lëvizje nga BE, juristja Brizida Gjikondi tha në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, se ky është një lajm i mirë për shqiptarët por i keq për të korruptuarit. Sipas saj, ky ligj do të prekë vende si Shqipëria dhe të Ballkanit ku niveli i korrupsionit është i lartë.

“Është një masë qe goditet vende si Shqipëria dhe të Ballkanit që nuk janë në standarte të duhura në luftën kundër korrupsionit. Lajm i mirë për qytetarët shqiptarë por jo për politikën shqiptare. Ndërkombëtarët po përpiqen të na izolojnë ne në korrupsionin tonë.

Pas Amerikës, ky lajm nga BE, është një lajm i mirë sepse ka të bëjë jo vetëm me shpalljen non grata të personave por edhe për ngurtësimin e aseteve të pasurive dhe intestimeve që kanë bërë në BE. Ne e dimë shumë mirë se shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë etj do të jetë nën lupën e BE-së. Një lajm i mirë për shqiptarët por një lajm i keq për të korruptuarit e Shqipërisë.”, tha Gjikondi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!