Noka: Do t’i përzgjedhim kandidatët përmes primareve, vota e qytetarit e barabartë me atë të kryetarit

schedule21:23 - 30 Shtator, 2022

schedule 21:23 - 30 Shtator, 2022

“Rilindja e demokratëve, a ka shpresë për opozitën”, kjo ishte tema e emisionit në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, analisti Lorenc Vangjeli dhe dy gazetaret Elona Gjylmi dhe Esiona Konomi.

Noka tha se ditën e shtunë PD do të mbledhë ditën e shtunë Këshillin Kombëtar për të folur mbi përzgjedhjen e kandidatëve përmes primareve.

Sipas tij primaret janë sistemi më demokratik që mund të funksionojnë brenda një force politike.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Çfarë ndodh me primaret?

Noka: Sot ne kemi dy forca kryesore në politikën shqiptare PS dhe PD,. PS është kthyer në sistemin  Enver Hoxhës në funksioniin e partisë, Edi Rama i emëron të gjithë kudo, vota për Edi Ramën ka vdekur, si koncetpt edhe brenda partisë, për Ramën ka vdekur edhe jashtë partisë. Koha ka treguar se Rama nuk e njeh votën e lirë. Ndërsa në antitezë me këtë është PD. Çfarë po bën PD? Po sjell një risi në politikën shqiptare dhe më gjerë, po aplikon sistemin e votës direkte. Primare do të thotë demokraci direkte, dhe ëhstë maksimumi i demokracisë në një forcë politike.

Xhafo: Nëse unë si qytetar do kisha dëshirë të merrja pjesë ju më karakterizoni si simpatizant të PD-së?

Noka: Primaret presupozohet pa qenë anëtar. Strukturat tona në bazë i kanë të evidentuar mbështetësit. Çdo votues i PD-së mund të shkojë dhe të votojë.

Xhafo: Si më karakterizojnë patronazhistët e PD-së mua?

Noka: PD nuk ka patronazhistë. Çdo simpatizant ka të drejtë të zgjedhë kandidatin e tij, këtu bie kryetarokracia.

Konomi: Kush ja ofron bazës kandidaturat për kryetar Bashkie?

Noka: Baza ja propozon, do të vijnë në qendër. Por prit se mund të të ketë probleme me dekriminalizimin.

Xhafo: Baza und të influencohet nga lart

Konomi: Unë kam pikëpyetje?

Noka: Pikëpyetje mund të ketë shumë, sepse kjo është risi. Testimi i 6 Marsit besoj se dha rezultat pozitiv.

Gjylmi: Evidentuat problematika?

Noka: Sigurisht, dhe po i rregullojmë. PD ka një statut që është neni 25-së që përcakton saktësisht çfarë është dhe kush është simpatizanti, dhe detyron bazën që të bëjë regjistrimin e simpatizantëve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!